Komandanti i FSK-së priti presidentin Ademi, ja çfarë biseduan

Komandanti i FSK-së priti presidentin Ademi, ja çfarë biseduan

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të martën ka pritur në takim presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Presidentit të FFK-së dhe e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe FFK-së, i cili bazohet në memorandumin ekzistues dhe ku është vlerësuar lartë performanca e përbashkët gjatë aktiviteteve sportive të organizuara”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas këtij njoftimi, në takim u diskutua për rëndësinë e aktiviteteve sportive brenda FSK-së si një prej shtyllave kryesore të përgatitjes fizike dhe morale.

“U vlerësua se mbështetja reciproke dhe thellimi i bashkëpunimit në gara të ndryshme do të sjellin përfitime të përbashkëta për FSK-në dhe FFK-në. Në përfundim, të dy palët ranë dakord për bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në të ardhmen”, theksohet në njoftimin e FSK-së.

Share This