Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin, shihet si zëvendësues ideal i Harry Kane

Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin, shihet si zëvendësues ideal i Harry Kane

Bayern Munich ka rikthyer interesimin për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te TSG Hoffenheim.

Sipas raportimeve të “Fichajes”, klubi bavarez është në kërkim të një qendërsulmuesi që mund t’i japë pushim Harry Kane pa rrezikuar fuqinë ofensive të ekipit, ndërsa Asllani shihet si një zgjidhje ideale për këtë rol.

Reprezentuesi i Kosovës ka bindur me paraqitjet e këtij sezoni, duke regjistruar 8 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje zyrtare, shifra që e kanë vendosur në radarët e gjigantit gjerman.

23-vjeçari ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029, ndërsa klauzola e lirimit raportohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Për Bayernin, ai konsiderohet si një investim strategjik për të ardhmen e repartit ofensiv, duke kombinuar moshën e re me eksperiencën në Bundesliga.

Mbetet të shihet nëse interesimi do të konkretizohet në ofertë zyrtare gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Share This