
Kjo është përbërja e re e Kuvendit, sipas rezultateve përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë pas pak mbledhjen e radhës në të cilën do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Megjithatë, në ekranin e KQZ-së tashmë janë shfaqur rezultatet, e ku Lëvizja Vetëvendosje del subjekti i parë me 53 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë.
Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP ka 2 ulëse. Me nga një ulëse pritet të përfaqësohen Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.
