Katër viktima pas sulmeve izraelite

Katër viktima pas sulmeve izraelite

Izraeli ka nisur sulme të rënda ndaj objektivave të lidhura me Huthit në Jemen, njoftoi ushtria, me të paktën katër persona të vrarë nga sulmet ajrore sipas grupit rebel të mbështetur nga Irani.

“Forcat Ajrore Izraelite goditën një strukturë ushtarake pranë pallatit presidencial në Sana’”, shkroi ushtria në Telegram.

”Objektiva të tjerë përfshinin dy termocentrale dhe një depo karburanti të përdorur nga Houthit”, tha ajo.

Ushtria tha se vala e sulmeve ishte në përgjigje të sulmeve të Houthit ndaj Izraelit, më i fundit prej të cilave u nis të premten në mbrëmje.

Ajo tha se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur predhat.

Më shumë se 10 aeroplanë luftarakë izraelitë ishin të përfshirë në sulme, thanë burimet ushtarake izraelite.

Avionët duhej të furnizoheshin disa herë me karburant në mes të fluturimit, me objektivat e vendosur deri në 2 000 kilometra nga kufiri izraelit – një distancë që zgjat rreth pesë orë e gjysmë me aeroplan.

Një luftë civile ka shpërthyer në Jemen për 10 vjet, duke e ndarë në mënyrë efektive vendin.

Houthët kontrollojnë zona të mëdha në veri, përfshirë Sanaan, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht kontrollon jugun. /atsh/

Share This