Kastrioti ndal Llapin, fitojnë edhe Rahoveci, Besa dhe Vëllaznimi

Kastrioti ndal Llapin, fitojnë edhe Rahoveci, Besa dhe Vëllaznimi

Në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj, Kastrioti shënoi fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 35:25, në palestrën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj.

Të dy skuadrat ishin në seri fitoreje, por vetëm Kastrioti vazhdoi rrugën e sukseseve.

Te vendasit, më efikas ishin Alban Haziri dhe Felippe Teixeira me nga shtatë gola, ndërsa te Llapi spikati Jefferson Bastos me gjashtë realizime.

Fitore të tjera të xhiros shënuan edhe Rahoveci, Besa Famgas dhe Vëllaznimi. Kampioni në fuqi, Rahoveci, e mposhti Trepçën 48:23, ku Granit Kadiri dhe Eris Beqiri realizuan nga 9 gola për skuadrat e tyre.

Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës 34:28, me Elion Vokshi dhe Albi Gjuka që shënuan nga tetë gola. Ndërkaq, Vëllaznimi triumfoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë 43:31, me Ardi Halili që shënoi 16 gola, ndërsa te vendasit më i miri ishte Bleon Gela me tetë gola.

Pas këtyre rezultateve, tabela mbetet e pandryshuar:

Rahoveci dhe Kastrioti kryesojnë me nga 34 pikë

Besa Famgas është e treta me 28 pikë

Vëllaznimi 18 pikë

Llapi 15 pikë

Trepça 12 pikë

Prishtina 9 pikë

Vushtrria mbetet pa pikë

Share This