Interi e mbyll vitin në krye të Serie A

Interi e mbyll vitin në krye të Serie A

Për ata që jetojnë me futbollin, shprehja “titujt vendosen në mars” nuk është e re, por ajo vazhdon të përshkruajë me saktësi fazën kulminante të kampionateve.

Në vitet e fundit, kjo thënie është konfirmuar dukshëm edhe në Serie A.

Me fitoren e rëndësishme në Bergamo, Interi është rikthyer në krye të tabelës së kampionatit dhe do ta mbyllë vitin kalendarik në vendin e parë. Një pozicion që, duke u bazuar në statistikat e sezoneve të fundit, mund të jetë më shumë sesa simbolik për zikaltërit.

Në katër sezonet e fundit, titulli kampion në Itali i ka shkuar skuadrës që ka kryesuar renditjen në fund të vitit kalendarik. Një ogur pozitiv për Interin dhe për trajnerin Cristian Chivu, i cili pas emërimit në krye të stolit verën e kaluar, ka arritur të ambientohet shpejt me presionin dhe ritmin e vendeve të para.

Statistikat e dekadës së fundit tregojnë se jo gjithmonë lideri i 31 dhjetorit shpallet kampion, por në vitet e fundit kjo prirje është bërë gjithnjë e më e dukshme.

Liderët në fundvit dhe fituesit e titullit në Serie A:

2024–25: Napoli / Atalanta – Napoli

2023–24: Inter – Inter

2022–23: Napoli – Napoli

2021–22: Inter – Milan

2020–21: Milan – Inter

2019–20: Inter – Juventus

2018–19: Juventus – Juventus

2017–18: Napoli – Juventus

2016–17: Juventus – Juventus

2015–16: Inter – Juventus

2014–15: Juventus – Juventus

Share This