Kapen mbi 250 kg duhan të kontrabanduar, Dogana dhe Policia zbulojnë edhe 1,200 kg mjaltë pa mbishkrim

Kapen mbi 250 kg duhan të kontrabanduar, Dogana dhe Policia zbulojnë edhe 1,200 kg mjaltë pa mbishkrim

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë, ku kanë zbuluar sasi të mëdha të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë konfiskuar mbi 250 kilogramë duhan, që dyshohet të jetë futur në mënyrë të paligjshme në vend.

Përveç kësaj, është gjetur edhe 1,200 kilogramë mjaltë pa asnjë mbishkrim identifikues, si dhe 210 mijë copë filtera cigaresh.

“Malli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të angazhuara fuqishëm në luftimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e integritetit të tregut. Institucionet ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar për mallra të kontrabanduara”, thuhet nw njoftim.

Aksioni konsiderohet goditje e rëndësishme ndaj rrjeteve të kontrabandës, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë.

Share This