
Juventus i kthehet fitores, Gatti dhe Yıldız vulosin triumfin ndaj Udineses
Pas tetë ndeshjeve pa fitore dhe tre humbjeve radhazi, Juventus më në fund është rikthyer te suksesi, duke mposhtur Udinesen me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të trajnerit të përkohshëm Massimo Brambilla.
Pas shkarkimit të Igor Tudor, “Zonja e Vjetër” nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë, kur Dusan Vlahovic u ndal në zonë dhe më pas shënoi vetë nga penalltia për 1-0.
Juventus dominoi pjesën e parë dhe rrezikoi disa herë me Kostic e sërish me Vlahović, por falë pritjeve të portierit Maduka Okoye, Udinese qëndroi në lojë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, mysafirët barazuan shifrat përmes Nicolò Zaniolo, i cili shënoi pas një situate kaotike në zonë për 1-1.
Në pjesën e dytë, juventinët u rikthyen në avantazh në minutën e 66-të, kur pas një goditjeje këndi, Federico Gatti u ngrit më lart se mbrojtja kundërshtare dhe shënoi me kokë për 2-1.
Në minutat e fundit, Kenan Yıldız mbylli ndeshjen nga penalltia, duke vulosur fitoren 3-1 dhe duke i dhënë fund krizës së bardhezinjve.
Me këtë triumf, Juventus i rikthehet garës për zonën evropiane, ndërsa Udinese pëson vetëm humbjen e tretë këtë sezon në Serie A. /Rekordi.net

