Juve-Spalletti, këto janë zhvillimet e fundit

Juve-Spalletti, këto janë zhvillimet e fundit

Klubi i Juventusit, i përfaqësuar nga Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, ka theksuar se fokusi kryesor për të ardhmen është të mbështesë trajnerin Luciano Spalletti.

Edhe pse Spalletti ka deklaruar se rinovimi i kontratës nuk është një çështje urgjente, ai nuk ka qenë indiferent ndaj vlerësimeve publike dhe private, duke përfshirë edhe miratimin e kryetarit John Elkann.

Vetë trajneri ka lënë të kuptohet se një zgjatje e menjëhershme e kontratës “është e mundur”, por para çdo vendimi kërkon disa garanci.

Sipas medieve italiane, kërkesa kryesore e Spallettit nuk lidhet me aspektin financiar, por me vizionin dhe ambicien e klubit në afatin kalimtar të verës që po vjen.

Ai dëshiron që Juventus të investojë në elementë kyç për të konkurruar në nivelet më të larta në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, duke vijuar linjën e përforcimeve të janarit me Bogën dhe Holmin, pavarësisht mungesës së një sulmuesi qendror.

Sipas ‘Tuttosport’, trajneri do t’i përsërisë kërkesat drejtuesve të klubit në takimin e parë të javës së ardhshme për të diskutuar një rinovim deri në vitin 2028. Ky diskutim pritet të zhvillohet pas ndeshjes Roma-Juventus, kur do të jetë më e qartë pozicioni i klubit në Ligën e Kampionëve dhe mundësitë e tregut për sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Juventus synon të sigurojë vazhdimësinë e projektit dhe të ndërthurë stabilitetin e trajnerit me ambiciet për përforcime cilësore.

Share This