Jurgen Klopp pranë rikthimit, pritet të marrë klubin e njohur evropian

Jurgen Klopp pranë rikthimit, pritet të marrë klubin e njohur evropian

Legjenda e Liverpoolit, Jurgen Klopp, mund të rikthehet në bankinë pas më shumë se një viti pauzë.

Ish-trajneri i “The Reds”, aktualisht në rolin e Global Head of Soccer në grupin Red Bull, raportohet se është në planet e kandidatit për president të Benficas, Cristovao Carvalho.

Carvalho ka deklaruar se pasuesi i Bruno Lage duhet të jetë një trajner i nivelit më të lartë, duke përmendur si emër të vetëm Jurgen Klopp.

Ai madje tha se gjermani kishte shprehur më herët admirimin për klubin portugez dhe dëshirën që një ditë ta drejtonte.

Nëse marrëveshja realizohet, Klopp do të rikthehej në Ligën e Kampionëve me Benficën, me mundësinë e madhe për t’u përballur edhe me ish-klubin e tij legjendar, Liverpool.

Share This