
Jashari e Xhaka, zhgënjim i dyfishtë për Milanin
Granit Xhaka, objektivi i Milanit në fillim të merkatos, po kthehet në Premier League.
Mesfushori po largohet nga Bayer Leverkusen për t’u rikthyer në Angli, ku do të luajë për Sunderland. Negociatat midis të gjitha palëve kanë dhënë fryte, me ish-kapitenin e Arsenalit që është gati të bashkohet me ekipin e Regis le Bris me një kontratë dyvjeçare.
Largimi i mesfushorit vjen vetëm disa ditë pasi trajneri i ri i Leverkusen, Erik ten Hag, këmbënguli se ai ishte shumë i rëndësishëm.
Xhaka ishte një nga objektivat kryesorë të kuqezinjve, por marrëveshja nuk u realizua kurrë, sepse 32-vjeçari kërkonte një kontratë shumëvjeçare, një ide që Milanit nuk i pëlqente. Gjithashtu, skuadra e Massimiliano Allegrit rrezikon të përballet me një tjetër pilulë të hidhur.
Lajme zhgënjyese kanë mbërritur nga Belgjika në lidhje me Ardon Jasharin. Sipas gazetës belge Nieuësblad, Club Brugge ka refuzuar ofertën e re të kuqezinjve, e cila u rrit, por nuk arriti kurrë në 40 milionë euro.
Ndërkohë, lojtari, përveçse ka deklaruar vazhdimisht dëshirën e tij për t’u transferuar te Milani, mbetet jashtë skuadrës për momentin.

