Izraeli: Irani po bën stërvitje të vazhdueshme, me prapavijë për sulme ndaj nesh

Izraeli: Irani po bën stërvitje të vazhdueshme, me prapavijë për sulme ndaj nesh

Izraeli i ka bërë të ditur administratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump se Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) mund të jetë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake të vazhdueshme duke pasur si prapavijë për të nisur një sulm ndaj Izraelit.

Sipas burimeve izraelite dhe amerikane, Izraeli ka një tolerancë shumë më të ulët ndaj rrezikut pas sulmit të papritur të Hamasit më 7 tetor 2023.

Paralajmërime të ngjashme janë lëshuar edhe gjashtë muaj më parë, kur janë vërejtur lëvizje të ngjashme raketash iraniane, por që nuk çuan në sulm, transmetojnë mediat izraelite.

Në rastin më të keq, shanset për një sulm iranian janë nën 50%, por askush nuk është i gatshëm të marrë rrezikun dhe të thotë se është vetëm një stërvitje,” citohet një burim izraelit.

Nga ana tjetër, inteligjenca amerikane nuk ka parë shenja për një sulm të afërt nga ana e Iranit.

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), gjeneral-leitnant Eyal Zamir, ka diskutuar situatën me komandantin e CENTCOM-it amerikan, admiral Bradley Cooper, gjatë një takimi në Tel Aviv.

Stërvitja iraniane, e zhvilluar në fillim të dhjetorit në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit, përfshin lëshime të raketave balistike dhe kruiz, si dhe drone, duke demonstruar aftësi të avancuara.

Këto zhvillime vijnë në një kontekst tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, pas luftës 12-ditore në qershor të këtij viti.

Ekspertët theksojnë se rreziku kryesor është një përshkallëzim nga gabime në llogaritje nga të dyja palët. /rtsh/

Share This