Iu kërkua dorëheqja nga tri degë, Abdixhiku reagon përsëri, thotë se po merr mbështetje edhe privatisht: Ju ftoj në durim

Iu kërkua dorëheqja nga tri degë, Abdixhiku reagon përsëri, thotë se po merr mbështetje edhe privatisht: Ju ftoj në durim

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka ftuar anëtarësinë për durim, mes kërkesave të tri degëve për dorëheqjen e tij.

Abdixhiku thotë se po merr mbështetje privatisht, “Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, thuhet në reagimin e tij.

Share This