Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, tha sistemi gjyqësor të dielën.

Ky është dënimi i fundit, teksa Irani së voni ka kryer një sërë ekzekutimesh që lidhen me luftën 12-ditore që Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor të këtij viti.

“Ekzekutimi i këtij spiuni… u krye në burgun e Komit pas konfirmimit nga Gjykata Supreme dhe refuzimit të kërkesës së tij për amnisti”, citohet të ketë thënë Kazem Mousavi, kryegjyqtari i provincës Kom, sipas ueb-faqes së gjyqësorit iranian, Mizan Online.

Identiteti i burrit – që u dënua me varje të shtunën në qytetin e shenjtë të Komit, në jug të Teheranit – nuk është bërë publik.

Sipas autoriteteve iraniane, personi i dënuar kishte nisur kontaktet me shërbimin izraelit të inteligjencës në tetor të vitit 2023 dhe u arrestua në mes të janarit dhe shkurtit të vitit 2024.

Sipas autoriteteve iraniane, i dyshuari nisi të kontaktonte me shërbimin e inteligjencës izraelite në tetor 2023 dhe u arrestua midis janarit dhe shkurtit 2024.

Hetuesit thanë se ai pranoi bashkëpunimin me agjencinë izraelite të inteligjencës, Mossad, dhe i dërgoi online informacione konfidenciale.

Më herët këtë muaj, gjashtë burra u ekzekutuan në provincën Kuzestan nën dyshime për terrorizëm, më pak se një javë pasi një person që u përshkrua si një nga spiunët kryesor të Izraelit u ekzekutua me varje.

Një tjetër, i quajtur Roozbeh Vadi, u ekzekutua nën dyshimet se kishte zbuluar informacione për një shkencëtar bërthamor që u vra gjatë konfliktit të qershorit.

Republika Islamike, e cila kryen ekzekutime me varje, është shteti i dytë në botë pas Kinës, me numrin më të lartë të ekzekutimeve të kryera, sipas organizatave për të drejtat e njeriut. /rel

Share This