Infantino uron Agim Ademin edhe në Instagram: Urime Agim Ademi rizgjedhja president i FFK-së

Infantino uron Agim Ademin edhe në Instagram: Urime Agim Ademi rizgjedhja president i FFK-së

Pas urimit të djeshëm nga ana e kreut të FIFA-s, Gianni Infantino për rizgjedhjen e Agim Ademit edhe për një mandat në krye të FFK-së, numri një i futbollit botëror, e ka uruar Ademin edhe përmes Instagramit.

“Urime Agim Ademit që u rizgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka shkruar Infantino, duke përcjellë mesazhin e tij përmes një reagimi zyrtar.

Ky urim vjen pas procesit zgjedhor në FFK, ku Ademi fitoi një mandat të ri në krye të institucionit më të lartë të futbollit kosovar, duke vazhduar drejtimin e federatës edhe për një periudhë tjetër.

Rizgjedhja e tij është shoqëruar me urime edhe nga figura të tjera të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar, duke konfirmuar mbështetjen për vazhdimësinë e projekteve të FFK-së në zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Share This