Industria e Mbrojtjes drejt reformës, Maqedonci: Hap historik për Projektligjin

Industria e Mbrojtjes drejt reformës, Maqedonci: Hap historik për Projektligjin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se takimi i parë ndërministror në mandatin e ri përbën një hap të rëndësishëm drejt miratimit të Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes.

Ai tha se gjatë takimit me ministren Mimoza Kusari u diskutuan koncepti, struktura dhe organet që do të udhëheqin transformimin e sektorit të mbrojtjes.

“Takimi i parë ndërministror në këtë mandat të ri shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes… Ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare”, theksoi Maqedonci në postimin e tij.

Ai njoftoi se në ditët e ardhshme grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin me qëllim avancimin e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në vend, duke krijuar një bazë më të fortë për inovacion dhe siguri strategjike.

Share This