
INDONEZI – Tërmet 7.7 ballë në Flores, të paktën 14 viktima
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë herët të shtunën, njoftoi Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive(BPBD), shkruan BBC.
BPBD bëri të ditur se persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në shkallë të ndryshme, duke paralajmëruar se shifrat janë paraprake, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Një shpëtues lokal tha se të paktën 20 persona kanë vdekur.
Ndërtesat në zonë janë dëmtuar nga tërmeti dhe nga dhjetëra lëkundje pasuese që e kanë ndjekur atë.
Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 me kohën lokale të shtunën (23:00 GMT të premten).
Ai kishte një thellësi prej 15 kilometrash, sipas Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës të Indonezisë. /atsh/

