
Illinois padi ndaj Trump, kërkon ndalimin e vendosjes së Gardës Kombëtare në Çikago
Shteti i Illinois dhe qyteti i Çikagos kanë paditur presidentin Donald Trump, duke kërkuar të ndalojnë vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në qytet pa miratimin e autoriteteve lokale.
Padia vjen pasi administrata federale urdhëroi që 300 trupa të Gardës nga Illinois dhe 400 nga Teksasi të dërgohen në Çikago, mes tensioneve për sigurinë dhe protestave në qytet.
Presidenti Trump ka paralajmëruar se mund të përdorë Aktin e Kryengritjes, një ligj i vjetër që i lejon të vendosë trupa ushtarake në qytete, edhe pa lejen e guvernatorëve apo kryetarëve të bashkive. Ai tha se do ta përdorë ligjin vetëm nëse është e domosdoshme.
Ndërkohë, një gjykatëse federale lejoi që trupat të vazhdojnë lëvizjen drejt Çikagos, ndërsa çështja ligjore shqyrtohet.
Ky vendim vjen pak ditë pasi një gjyqtar në Oregon bllokoi përkohësisht dërgimin e trupave në Portland, ku autoritetet lokale ishin kundër ndërhyrjes federale
Akti i Kryengritjes është përdorur me kursim, në raste ekstreme trazirash. Ligji u përdor për herë të parë nga presidenti George W.Bush në vitin 1992, kur guvernatori i Kalifornisë kërkoi ndihmë ushtarake për të shtypur trazirat në Los Angeles pas gjyqit të oficerëve të policisë së Los Angeles që rrahën shoferin me ngjyrë Rodney King. /rtsh/


