Hysni Gucati falënderon për mbështetjen në protestë dhe paralajmëron kërkesë për rezolutë në Kuvend

Hysni Gucati falënderon për mbështetjen në protestë dhe paralajmëron kërkesë për rezolutë në Kuvend

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka shprehur mirënjohje për qytetarët, degët e organizatës në komuna, partitë politike, sindikatat, shoqërinë civile dhe mediet për mbështetjen e dhënë në protestën kundër Gjykatës Speciale.

Në një konferencë për media, Gucati tha se OVLUÇK-ja ka zhvilluar një fushatë diplomatike duke takuar përfaqësues të shumë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për të shprehur shqetësimet mbi punën e Gjykatës Speciale.

Ai kërkoi që kjo gjykatë të monitorohet nga institute apo organizma të pavarur, pasi “nuk i jep llogari askujt”.

Ai paralajmëroi se sapo të formohet Kuvendi i Kosovës, do të kërkohet miratimi i rezolutës së propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mbështesim kryeministrin Edi Rama për rezolutën që do ta nxirrte Kuvendi ynë”, tha Gucati.

Share This