Hykmete Bajrami publikon videon e Beqir Lahut: Kjo konfirmon kush ka mashtruar dhe bllokuar punët e Prishtinës

Hykmete Bajrami publikon videon e Beqir Lahut: Kjo konfirmon kush ka mashtruar dhe bllokuar punët e Prishtinës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar sot një video të ish-asamblistit të Vetëvendosjes, Beqir Lahu, të regjistruar gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale të Prishtinës, ku sipas saj, ai flet hapur për planet e VV-së për bllokimin e punëve të kryetarit Përparim Rama.

Bajrami tha se kjo deklaratë e Lahut konfirmon akuzat e LDK-së se Vetëvendosja ka penguar qëllimisht funksionimin e komunës.

“Shiheni vetë, kush ka mashtru, qysh janë korruptu, shihni qysh kanë blloku. Shihni kush është kundër qytetit, shtetit dhe kundër qytetarëve!”, shkroi Bajrami, duke theksuar se videoja është origjinale dhe e regjistruar sot në Kuvendin Komunal.

Ajo shtoi se qytetarët me votë do të largojnë – siç tha – “keqpërdoruesit”, dhe se drejtësia duhet të merret me përgjegjësit.

Bajrami gjithashtu u shpreh se videoja “nuk është montazh dhe as e përpunuar me AI”, duke akuzuar Vetëvendosjen për përdorim të tillë teknikash në të kaluarën.

Share This