Hoti: Pas Qeverisë, edhe Kuvendi po nis funksionimin jokushtetues

Hoti: Pas Qeverisë, edhe Kuvendi po nis funksionimin jokushtetues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se tashmë, pas Qeverisë, edhe Kuvendi ka nisur të funksionojë në mënyrë jokushtetuese.

“Me mbajtjen e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, në mungesë të një nënkryetari, edhe Kuvendi i Kosovës nis funksionimin jokushtetues. Dy aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe vetë Kushtetuta specifikojnë se Kuvendi i Kosovës konstituohet kur zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët, duke mos lënë hapësirë interpretimi nëse ndonjëri nga nënkryetarët e Kuvendit nuk zgjidhet”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, situata e krijuar tregon një precedent të rrezikshëm për funksionimin e institucioneve dhe respektimin e rendit kushtetues në vend.

Share This