
Foda: Do të kemi qasje tjetër ndaj Zvicrës
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në kinferencën e fundit para ndeshjes me Zvicrën, është shprehur optimist se Kosova është gati për duelin me zviceranët.
Është e qartë se në ndeshjet e fundit kemi pasur paraqitje të mirë, por duhet ta dimë se kemi përballë Zvicrën. Në ndeshjen e nesërme do të kemi një qasje tjetër. Synojmë të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Foda.
Ai ka folur edhe për dy prurjet e reja, Leon Avdullahu dhe Velid Hoxha.
“Bëhet fjalë për dy lojtarë cilësor. Ata kanë zhvilluar dy stërvitje me ne dhe jam i bindur se ata do të na ndihmojnë shumë”, ka pohuar strategu gjerman.
Ndeshja Zvicër-Kosovë luher nesër dhe fillon në orën 20:45. /Rekordi.net

