Haradinaj viziton OVLUÇK-në, merr dhuratë flamurin e UÇK-së

Haradinaj viziton OVLUÇK-në, merr dhuratë flamurin e UÇK-së

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka vizituar selinë e OVLUÇK-së.

Ai ka treguar se gjatë kësaj vizite ka pranuar nga udhëheqja e OVLUÇK-së flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pata kënaqësinë që sot të isha në selinë e OVL-UÇK-së, ku takova udhëheqjen e saj, në krye me kryetarin Hysni Gucatin. Me respekt pranova nga ta flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liri për Çlirimtarët. I presim në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Share This