Hamza paralajmëron shpalosjen e programit qeverisës: “Garanci për një jetë më të mirë”

Hamza paralajmëron shpalosjen e programit qeverisës: “Garanci për një jetë më të mirë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se brenda dy ditëve të ardhshme do të prezantojë programin qeverisës të partisë, të cilin e ka cilësuar si një plan të qartë për zhvillimin e vendit.

Hamza tha se programi i PDK-së përbën një “garanci për një jetë më të mirë”, duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe jo, siç u shpreh ai, “drama politike”.

“Kosovës i duhet stabilitet dhe jo drama politike. I duhet drejtim i qartë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës. #PDK130”, shkroi Hamza në Facebook.

Ai shtoi se PDK është gati të ofrojë një vizion të qartë dhe të zbatueshëm për qeverisjen e ardhshme, ndërsa shpalosja e programit pritet të jetë një nga ngjarjet kryesore të fushatës së partisë.

Share This