Shpërthim në një restorant në qendër të Moskës, të paktën tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Shpërthim në një restorant në qendër të Moskës, të paktën tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të shtunën në një restorant të vendosur në qendër të Moskës, duke shkaktuar 3 viktima dhe 15 të plagosur. Ngjarja ka mobilizuar menjëherë shërbimet e emergjencës dhe autoritetet hetimore ruse.

Sipas të dhënave zyrtare të përcjella nga mediat shtetërore ruse, nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktën tre persona, ndërsa numri i të lënduarve mbetet i lartë.

Lidhur me situatën në vendngjarje dhe ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit, agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi se “të paktën 15 persona u plagosën në shpërthim dhe hetuesit, ekspertët mjeko-ligjorë dhe shërbimet e emergjencës po punonin në vendngjarje“.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sheshit Kudrinskaya, një nga pikat mjaft të populluara të kryeqytetit rus.

Përfaqësues nga Komiteti Hetues i Moskës konfirmuan se ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij shpërthimi dhe bilancin e plotë të dëmeve:

Pavarësisht se hetimet janë në hapat e tyre të parë, grupet hetimore nuk kanë bërë ende me dije nëse shpërthimi ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik (si rrjedhje gazi) apo nga ndonjë faktor tjetër i jashtëm. /rtsh/

Share This