Haliti: Koalicioni PDK-LV është gabim i madh, deputetët që tradhtojnë partinë duhet të përjashtohen

Haliti: Koalicioni PDK-LV është gabim i madh, deputetët që tradhtojnë partinë duhet të përjashtohen

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka vlerësuar si gabim të madh mundësinë e një koalicioni të PDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haliti ka theksuar se shumica parlamentare e LV-së ka krijuar një situatë mosbesimi tek qytetarët ndaj të gjithë politikanëve në Kosovë.

Për këtë arsye, sipas tij, PDK-ja duhet të jetë e pozicionuar në opozitë.

“Sa i përket mundësisë së futjes së PDK-së në koalicion me VV-në, unë mendoj që është gabim i madh. Kjo shumicë parlamentare e VV-së ka krijuar një situatë mosbesimi tek qytetarët për të gjithë politikanët e Kosovës, dhe unë mendoj se PDK-ja duhet të qëndrojë në opozitë, pasi duhet të forcohet dhe të ballafaqohet me problemet që i shkakton pozita,” ka thënë ai në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”.

Haliti është shprehur skeptik se do të ketë ndonjë deputet të PDK-së që do ta votojë qeverinë Kurti 3.

Share This