
Guardiola zbulon këshillën për pasuesin e tij Maresca
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për herë të parë rreth pasardhësit të tij të mundshëm në stolin e skuadrës anglezë, duke zbuluar edhe këshillën që do t’i japë Enzo Maresca.
Guardiola ia ka dhënë fund aventurës së tij dhjetëvjeçare te City, periudhë në të cilën ai e shndërroi klubin në një nga forcat më dominuese të futbollit evropian.
55-vjeçari fitoi plot 20 trofe gjatë kohës së tij në Manchester dhe konsiderohet gjerësisht si një nga trajnerët më me ndikim në historinë e Premier League.
Ish-ndihmësi i tij dhe aktualisht Maresca, po përmendet si favorit për të marrë drejtimin e Cityt, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi.
Pas ndeshjes së fundit, Guardiola tregoi se do ta kontaktojë italianin sapo klubi të marrë vendimin përfundimtar.
“Kur klubi të më tregojë se kush do të jetë trajneri, sigurisht që do ta telefonoj”, deklaroi Guardiola.
“Do t’i them: ‘Ji vetvetja dhe klubi do të të mbështesë pa kushte’. Ky është komplimenti më i madh, ose ndoshta fati më i madh që kanë pasur të gjithë trajnerët që kanë qenë këtu”, theksoi ai.
Guardiola shtoi se mbështetja e klubit në momentet e vështira është një nga arsyet kryesore të suksesit të Manchester Cityt.
“Do të jesh i mbrojtur në momentet e këqija më shumë se në çdo klub tjetër. Ji vetvetja, puno me idetë e tua, puno shumë dhe gjithçka do të shkojë mirë”, përfundoi Guardiola.

