
Guardiola të Barcelona? Ka mbaruar përgjithmonë
Pas një sezoni të ndërlikuar në krye të Manchester City-t, Pep Guardiola i është rikthyer punës me energji të reja dhe ambicie të qarta për sezonin e ri të Premier League, që starton më 18 gusht, me një udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderers.
Trajneri katalanas ka punuar intensivisht gjatë javëve të fundit për të përforcuar skuadrën, ndërsa emri i tij, si zakonisht, është rikthyer në qendër të spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Barcelona, klubi i zemrës së tij dhe vendi ku ndërtoi një prej skuadrave më të mëdha në histori.
Por këtë herë, Guardiola ka dhënë përgjigjen më të prerë ndonjëherë, duke mbyllur çdo derë për një rikthim në “Camp Nou”.
“Barcelona? Ka mbaruar. Ka mbaruar përgjithmonë. Ishte shumë bukur, por ka mbaruar,” u shpreh ai.
Kjo deklaratë e fortë vjen në një moment kur Barcelona po kalon një fazë të ndjeshme, dhe shumë tifozë kishin shpresuar për një rikthim të “mjeshtrit” që ndryshoi fytyrën e klubit midis 2008-2012.
Tashmë, Guardiola është tërësisht i përqendruar te Manchester City dhe sfidat që e presin në sezonin e ri, ku synimi mbetet i njëjti, dominimi në Angli dhe triumfi në Evropë.


