Grilat e emblemat e UÇK-së te monumenti i NEWBORN, Edi Rama bën postim: Respekt

Grilat e emblemat e UÇK-së te monumenti i NEWBORN, Edi Rama bën postim: Respekt

Aktivistët e platformës “Liria ka emër” kanë rrethuar mbrëmë monumentin e pavarësisë “NEWBORN” me hekura metalike, një aksion simbolik ndaj gjyqit të Hagës, ndërsa sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së.

Për këtë simbolikë ka shprehur respekt kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shkroi në profilin e tij në Facebook.

“Pas “burgosjes” simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEWBORN, me mbishkrimin “Kosova e burgosur” sot aktivistët  kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së”, transmeton GE.

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, mbrëmë ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, që e konsiderojnë tendencë për rishkrimin e historisë dhe cenim i luftës për liri dhe i themeleve të shtetit tonë.

Share This