Gjiganti italian futet fuqishëm në garë për Joshua Zirkzee

Gjiganti italian futet fuqishëm në garë për Joshua Zirkzee

Afati kalimtar të janarit nuk ka nisur ende, por Milani është futur me shpejtësi në garë për një goditje të madhe në merkato.

Në krye të listës së Igli Tares ndodhet emri i Joshua Zirkzee, sulmuesit holandez që kërkon ringritjen pas një periudhe të vështirë te Manchester United.

Konkurrenca është e fortë. Për Zirkzee intereson prej kohësh edhe Roma, pasi ai pëlqehet shumë nga trajneri Gian Piero Gasperini, i cili kërkon urgjentisht një qendërsulmues të ri pas dështimit të transferimit të Ferguson.

Milani ndërkohë po lëviz me vendosmëri për t’i garantuar trajnerit Allegri një përforcim me peshë në repartin ofensiv. Leao dhe Pulisic mbeten lojtarë kyç dhe të paprekshëm, ndërsa Santiago Gimenez është kthyer në një dilemë të madhe pas dëmtimit në kavilje. Meksikani mund të largohet, dhe për të kanë shfaqur interes disa klube gjermane. Edhe Christopher Nkunku është larg pritshmërive, duke shtuar nevojën për ndryshime në fazën sulmuese.

Pikërisht për këtë arsye, Tare ka nisur kontaktet me agjentin e njohur Kia Joorabchian për të testuar mundësinë e transferimit të Zirkzee. Sulmuesi u transferua te “Red Devils” për 42.5 milionë euro dhe nuk konsiderohet i pashitshëm, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar.

Manchester United është i gatshëm ta lërë lojtarin në huazim, por kërkon detyrimin e blerjes për rreth 35 milionë euro në rast kualifikimi në Champions League. Milani, nga ana tjetër, kërkon vetëm një të drejtë blerjeje pa detyrim. Situatën e komplikon edhe mungesa e Mbeumo dhe Diallo për shkak të Kupës së Afrikës, çka e detyron United të mbajë Zirkzee deri në ditët e fundit të merkatos së dimrit.

Nëse tratativat për Zirkzee nuk konkretizohen, alternativat e Milanit mbeten Mauro Icardi dhe Niclas Fullkrug – dy emra që Tare i ka gati në listë për të mos rrezikuar fundin e tregut pa përforcim.

Share This