Aksident me fatalitet në rrugën Podujevë–Prishtinë, humb jetën motoçiklisti

Aksident me fatalitet në rrugën Podujevë–Prishtinë, humb jetën motoçiklisti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Podujevë – Prishtinë, ku ka humbur jetën ngasësi i një motoçiklete.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.

“Si pasojë e plagëve të marra, ngasësi i saj nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ”,ka thënë ajo.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Share This