Gjendet 36-vjeçari i raportuar i zhdukur në Leposaviq

Gjendet 36-vjeçari i raportuar i zhdukur në Leposaviq

Një person me inicialet M.S. i vitit 1990, i raportuar i zhdukur në Stacionin Policor në Leposaviq nga familjarët e tij, është gjetur nga policia sot në zonën e Deçanit.

Sipas familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike. Në momentin e kontaktit të fundit, ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë.

Policia ka thënë se ka ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare.

Nga verifikimet është konstatuar se ai kishte hyrë në Kosovë më 28.04.2026. Po atë ditë, ai kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit, para se të largohej në drejtim të panjohur.

“Në koordinim me stacionet tjera policore dhe veprimeve operative në terren, me datë 17.05.2026 rreth orës 10:00, nga Stacioni Policor në Deçan është pranuar informatë se personi M.S. është gjetur në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese policore”, ka njoftuar policia.

Familjarët, siç është thënë në njoftim janë njoftuar për gjetjen e tij, ndërsa sipas informacioneve të para gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Share This