Girona trondit Barcelonën

Girona trondit Barcelonën

Girona e ka befasuar Barcelonën duke e mposhtur e 2-1 në “Montilivi”, dhe duke i mohuar katalanasve mundësinë për t’u rikthyer në krye të tabelës në La Liga, shkruan Rekordi.net.

Barcelona e nisi më mirë takimin dhe që në minutat e para rrezikoi përmes Lamine Yamal, por tentativa e tij përfundoi jashtë.

Mysafirët krijuan disa raste të mira në pjesën e parë me Raphinha dhe Ferran Torres, ndërsa Raphinha goditi edhe shtyllën. Në fund të fraksionit të parë, Yamal humbi një penallti, duke goditur po ashtu shtyllën.

Në pjesën e dytë, Barcelona arriti të kalojë në epërsi me mbrojtësin e ri Pau Cubarsi, i cili realizoi me kokë pas asistimit të Jules Koundé.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt. Fillimisht barazuan rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa më pas portieri Joan Garcia mbajti gjallë ekipin me disa pritje vendimtare.

Golin e fitores për Gironën e realizoi Fran Beltran katër minuta para fundit, me një goditje të ulët nga distanca që mposhti portierin mysafir.

Në fund, vendasit mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit të Joel Roca, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë humbje, Barcelona mbetet dy pikë pas Real Madrid në garën e zjarrtë për titull, duke humbur një mundësi të artë për të rimarrë kreun e kampionatit. /Rekordi.net

Share This