Gazetarja Amal Khalil vritet pas një sulmi ajror izraelit

Gazetarja Amal Khalil vritet pas një sulmi ajror izraelit

Gazetarja libaneze Amal Khalil u vra pas një sulmi ajror izraelit, sot në al-Tiri, në Libanin jugor, njoftoi Mbrojtja Civile.

Vdekja e saj u konfirmua nga gazeta ”Al-Akhbar”, ku ajo punonte.

Ekipet e kërkimit që punojnë me ushtrinë libaneze dhe Kryqin e Kuq – pas një sulmi izraelit në zonë që plagosi edhe një gazetare tjetër, nxorën trupin e gazetares martire Amal Khalil, njoftoi zyra e shtypit e Mbrojtjes Civile.

“Kolegia jonë Amal Khalil ra gjatë kryerjes së detyrës së saj”, postoi gazeta e saj në Telegram. /atsh/

Share This