
Gabriel mbështet Mbappe-n kundër Yamal
Ylli i ri i Manchester United, JJ Gabriel, është përfshirë në polemikën që shpërtheu pas “El Clasico”-s së dielës, duke marrë anën e Real Madridit dhe Kylian Mbappe-s.
Gabriel, i cili më herët ishte fotografuar me talentin e Barcelonës Lamine Yamal, ka postuar në rrjetet sociale një imazh të Mbappe-s duke festuar golin e tij, teksa kalonte përpara Yamalit të zhgënjyer.
Megjithëse pa asnjë fjalë, postimi i tij ishte më domethënës se çdo koment. Në foto, Mbappe shihet duke treguar me dorë nga fusha, një mesazh i qartë në stilin: “Bëj fjalët e tua në fushë.”
Ky reagim vjen pas deklaratave të Lamine Yamal përpara ndeshjes, që kishin shkaktuar reagime të shumta në kampin e Real Madridit.
Postimi i JJ Gabriel ka ndezur debatet në rrjete sociale, pasi shumë tifozë e kanë parë si shenjtërim të Mbappe-s dhe thumbim ndaj Barcelonës, një qëndrim i pazakontë për një lojtar të Manchester United.


