FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se, pas dy ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i personit që ishte raportuar i zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit, viktima me inicialet L.R. ishte zhdukur një ditë më parë, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit është zhvilluar nga ekipet e specializuara të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit, raporton rtk.

Pas lokalizimit dhe evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Share This