Fluks në kufi: Deri në një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Fluks në kufi: Deri në një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi fluksin në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë variojnë nga 5 deri në 20 minuta, ndërsa për të dalë nga vendi në disa pika kufitare janë më të gjata, transmeton Rekordi.net.

Në pikën kufitare të Merdarës, qytetarët që dalin nga Kosova duhet të presin deri në 60 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 40 minuta.

Në Jarinjë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30-35 minuta, kurse për të dalë 20-25 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë minimale, jo më shumë se 5 minuta. /Rekordi.net

Share This