
Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin në Bundesliga, kërkohet nga top klubet evropiane
Sulmuesi Fisnik Asllani po e vazhdon shkëlqimin në kampionatin gjerman, ku shënoi në fitoren e Hoffenheimit 3-1 ndaj Heidenheim.
Asllani po vlerësohet si top talent evropian, ndërsa po vëzhgohet nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.
Gazetari i Sky Sport, Florian Plettenberg shkruan se Asllani do të largohet nga Hoffenheim në verë, ndërsa përpos Barcelonës e pëlqejnë edhe në Angli.
“Fisnik Asllani shënoi golin e pestë në Bundesliga në fitoren 3-1 ndaj Hoffenheim. 23-vjeçari pritet të largohet nga Hoffenheim në verë falë klauzolës së lirimit”.
“FC Barcelona është ndër klubet e interesuara, me disa klube në Angli si dhe top skuadrat në Gjermani gjithashtu po e shikojnë situatën”, shkroi ai.
Kujtojmë, Asllani shënoi edhe golin e fitores për Kosovën kundër Suedisë muajin e kaluar.


