
Festat e fundvitit, Policia me apel: Festo me zemër jo me dhunë
Në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët.
Përmes një postimi në Facebook, Policia ka apeluar që të festohet me zemër e jo me dhunë, përcjell Klankosova.tv.
“Dhuna në familje nuk ka vend në asnjë festë!
Le ta përmbyllim këtë vit me respekt brenda familjes dhe ta fillojmë vitin e ri pa dhunë dhe me dashuri!”, shkroi Policia.


