“Fest Folk 2026”, tradita shqiptare udhëton nëpër qytete

“Fest Folk 2026”, tradita shqiptare udhëton nëpër qytete

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nis gjatë muajit gusht një udhëtim artistik nëpër qytetet e Shqipërisë me festivalin “Fest Folk 2026”.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të ngjitet në skena të ndryshme, duke përcjellë pasurinë e folklorit shqiptar përmes këngëve, valleve dhe kostumeve tradicionale.

Kalendari artistik nis më 8 gusht në sheshin e Limanit, në Sarandë dhe vijon në Laç, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Vajzë, Berat dhe Fier, duke sjellë për publikun një atmosferë të veçantë me ritmet dhe traditat e trashëgimisë sonë kulturore. Përmes këtij aktiviteti, TKOBAP synon të afrojë artin popullor me komunitetet në të gjithë vendin dhe të promovojë vlerat e folklorit shqiptar.

Vallet virtuoze, këngët që mbartin kujtesën e brezave dhe kostumet tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare do të bashkohen në një spektakël që feston identitetin dhe pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore.  /atsh/

Share This