Felix flet për herë të parë si lojtar i Al-Nassr: Jam i emocionuar që do të punojë me Jorge Jesus

Felix flet për herë të parë si lojtar i Al-Nassr: Jam i emocionuar që do të punojë me Jorge Jesus

Portugezi Joao Felix ka folur për herë të parë si lojtar i Al-Nassr, shkruan Rekordi.net.

25-vjeçari tashmë ka firmosur për klubin e madh arab, duke i dhënë fund aventurës së gjatë me huazime dhe duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, që i bashkohem këtij klubi. Jam i emocionuar që po ribashkohem me këta lojtarë të jashtëzakonshëm dhe jam i emocionuar që do të filloj punën”, u shpreh Felix në deklaratën e tij të parë për kanalet zyrtare të Al-Nassr.

Chelsea ka pranuar ofertën totale prej afërsisht 50 milionë eurosh, përfshirë bonuse të ndryshueshme, duke përfunduar kështu marrëveshjen për transferimin përfundimtar të sulmuesit.

Felix tha gjithashtu se mezi pret të punojë nën drejtimin e trajnerit Jorge Jesus.

“Kam folur disa herë me Jorge Jesus, e di që më pëlqen shumë. Më në fund do të punoj me të dhe jam i emocionuar të mësoj prej tij. Do ta ndihmoj në çdo mënyrë që mundem”.

Transferimi i Felix te Al-Nassr u përmbyll falë ndikimit të dy figurave kyçe në klub: Cristiano Ronaldo dhe trajneri Jorge Jesus, të cilët këmbëngulën për afrimin e tij në Arabinë Saudite. /Rekordi.net

Share This