FBI kërkon informacion mbi tre oficerë të inteligjencës iraniane: Rrëmbyen dhe vranë agjentin tonë

FBI kërkon informacion mbi tre oficerë të inteligjencës iraniane: Rrëmbyen dhe vranë agjentin tonë

FBI po kërkon informacione për tre oficerë të inteligjencës iraniane të akuzuar për rrëmbimin e agjentit special të FBI-së në pension Robert A. “Bob” Levinson në vitin 2007.

Të tre oficerët e inteligjencës janë Reza Amiri Moghadam, Taghi Daneshvar dhe Gholamhossein Mohammadnia, të tre ishin pjesë e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe akuzohen se kanë luajtur rol në rrëmbimin dhe vdekjen e agjentit të FBI-së.

“Këta tre oficerë të inteligjencës ishin ndër ata që dyshohet se lehtësuan rrëmbimin e Bobit në vitin 2007 dhe mbulimin pasues të qeverisë iraniane” tha Steven Jensen, ndihmës drejtor përgjegjës i Zyrës së Fushës FBI Ëashington.

“FBI do të vazhdojë ndjekjen e tij të pamëshirshme për të mbajtur këdo të përfshirë në rrëmbimin e tij për të dhënë llogari për veprimet e tyre”, tha Jensen. /RTSH/

Share This