Evropa përballet me rritjen e sëmundjeve tropikale të transmetuara nga mushkonjat

Evropa përballet me rritjen e sëmundjeve tropikale të transmetuara nga mushkonjat

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka paralajmëruar se shpërthimet e sëmundjeve vdekjeprurëse dhe dobësuese të transmetuara nga mushkonjat po bëhen “normaliteti i ri” në Evropë.

Shpërthimet rekord të Virusit të Nilit Perëndimor, i cili mund të shkaktojë inflamacion serioz të trurit dhe palcës kurrizore, dhe virusit chikungunya, i cili rrallë vret, por mund të çojë në paaftësi afatgjatë, janë një tregues i qartë se ku po shkon kontinenti, tha ECDC të mërkurën.

“Evropa po hyn në një fazë të re ku transmetimi më i gjatë, më i përhapur dhe më intensiv i sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat po bëhet normaliteti i ri”, tha Dr. Pamela Rendi-Wagner, Drejtoreshë e ECDC-së.

Ekspertët e shëndetit thonë se ndryshimi po nxitet nga ndryshimet klimatike dhe mjedisore, përfshirë temperaturat në rritje, verat më të gjata, dimrat më të butë dhe modelet e ndryshuara të reshjeve, të cilat krijojnë kushte që mushkonjat të lulëzojnë dhe të përhapin viruset.

Drejtoresha e ECDC-së, Pamela Rendi-Wagner tha se “Evropa po hyn në fazë të re ku transmetimi më i gjatë, më i përhapur dhe më intensiv i sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat po bëhet normaliteti i ri. ECDC po punon ngushtë me të gjitha shtetet anëtare për të ofruar mbështetje të përshtatur dhe udhëzime në kohë për shëndetin publik për të forcuar reagimin e Evropës”.

Që nga 13 gushti 2025, tetë vende evropiane kanë raportuar 335 raste të infeksionit WNV të fituara në nivel lokal tek njerëzit dhe 19 vdekje. Italia është më e prekura, me 274 raste të konfirmuara.

Ndërkohë Greqia ka raportuar 35 raste, e ndjekur nga Serbia (9), Franca (7), Rumania (6), Hungaria (2), Bullgaria (1) dhe Spanja (1). Franca ka konfirmuar 111 raste të sëmundjes së virusit ‘chikungunya’ ndërsa Italia ka raportuar shtatë. Shpërthimet kanë prekur kryesisht rajonet jugore dhe juglindore.

Nuk janë raportuar vdekje në Evropën kontinentale, por globalisht, këtë vit janë regjistruar më shumë se 240 mijë raste ‘chikungunya’ dhe 90 vdekje. Rastet e virusit të Nilit Perëndimor vazhdojnë të zgjerohen në të gjithë Evropën.

Për herë të parë, infeksione janë raportuar në provincat italiane Latina, Frosinone dhe në qarkun Salaj në Rumani.

Evropa tani po përballet me numrin më të lartë të rasteve të WNV në tre vjet, me infeksionet që pritet të arrijnë kulmin në fund të gushtit ose shtatorit.

Për të ndihmuar vendet të reagojnë, ECDC publikoi udhëzime të reja mbi masat e mbikëqyrjes, parandalimit dhe kontrollit për virusin ‘chikungunya’, dengue dhe Zika si dhe një set mjetesh të veçantë për virusin e Nilit Perëndimor.

CDC tha e Evropa po përjeton sezone transmetimi më të gjata dhe më intensive për sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat, si chikungunya dhe WNV – një ndryshim i cili po nxitet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë rritjen e temperaturave, verat më të gjata, dimrat e butë dhe ndryshimin e modeleve të reshjeve.

Rekomandimet janë hartuar për autoritetet e shëndetit publik, përfshirë ato në vendet me përvojë të kufizuar të shpërthimeve të përhapjes së mushkonjave.

Shefja e Seksionit të Sëmundjeve në Zhvillim në ECDC, dr. Celine Gossner tha se “Ndërsa peizazhi i sëmundjeve të përhapjes së mushkonjave evoluon, më shumë njerëz në Evropë do të jenë në rrezik në të ardhmen”.

“Kjo e bën parandalimin më të rëndësishëm se kurrë, si përmes veprimeve të koordinuara të shëndetit publik ashtu edhe masave të mbrojtjes personale. Ekziston një nevojë urgjente për të forcuar dhe shkallëzuar ndërhyrjet efikase dhe miqësore me mjedisin për kontrollin e mushkonjave”, tha Gossner.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se malaria, e cila u pa për herë të fundit në Evropë në vitet 1970, një ditë mund të rikthehet.

Edhe pse shkalla e ndikimit që këto sëmundje po kanë në Evropë është ende shumë më e vogël se dëmi që ato shkaktojnë në vende të tjera të botës, njerëzit po infektohen dhe ndonjëherë po vdesin prej këtyre sëmundjeve.

Në Francë, ku këtë vit ka pasur të paktën 154 infeksione lokale me chikungunya, zyrtarët e shëndetësisë po përgatiten tashmë për një të ardhme në të cilën sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat janë një kërcënim shumë më i madh. /rtsh/

Share This