Macron flet me Netanyahun: Mos urdhëro ofensivë tokësore ndaj Hezbollahut, rikthehuni te armëpushimi

Macron flet me Netanyahun: Mos urdhëro ofensivë tokësore ndaj Hezbollahut, rikthehuni te armëpushimi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe e ka nxitur atë të mos urdhërojë një ofensivë tokësore kundër Hezbollah-it në Liban.

“Është e rëndësishme që palët të kthehen te marrëveshja e armëpushimit”, shkruan Macron në postimin e tij në X.

Ai ka folur edhe me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin Naëaf Salam, duke theksuar “nevojën që Hezbollah-i të ndalojë menjëherë sulmet kundër Izraelit dhe më gjerë.

Kjo strategji eskalimi përbën një gabim të madh që rrezikon tërë rajonin. Franca do të vazhdojë, bashkë me partnerët, të mbështesë përpjekjet e Forcave të Armatosura Libaneze, që ato të mund të kryejnë plotësisht misionet e tyre të sovranitetit dhe të japin fund kërcënimit të paraqitur nga Hezbollah-i,” thekson më tej Macroni.

Ky qëndrim vjen në një moment tensionesh të larta në kufirin Izrael-Liban, ku Izraeli ka kryer operacione tokësore në jug të Libanit për të krijuar një zonë tampon kundër sulmeve të Hezbollah-ut, ndërsa Macron paralajmëron se një ofensivë tokësore më e gjerë do të ishte eskalim i rrezikshëm dhe gabim strategjik.

Ndërkaq, Franca po planifikon iniciativa të menjëhershme humanitare për popullatën e zhvendosur në jug të Libanit. /rtsh/

Share This