Europa zotohet të adresojë nevojat ekonomike të Ukrainës për vitet 2026-2027

Europa zotohet të adresojë nevojat ekonomike të Ukrainës për vitet 2026-2027

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka njoftuar angazhimin e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, për të mbështetur financiarisht Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme.

Sot Këshilli Europian dërgon një mesazh të rëndësishëm. BE-ja është e vendosur të adresojë nevojat urgjente financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, duke përfshirë mbështetjen për përpjekjet e saj ushtarake dhe mbrojtëse”, tha Presidenti i Këshillit Europian përmes një postimi në X.

Ky angazhim vjen menjëherë pasi u njoftua se Samiti në Bruksel miratoi paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, por pa një marrëveshje për fondet e “ngrira” ruse. /rtsh/

Share This