
Endrit Bytyqi largohet nga Fusha Kosova, gati për aventurën e re
Mbrojtësi Endrit Bytyqi i ka dhënë fund qëndrimit te Fushë Kosova pas një sezoni të kaluar.
Bytyqi edicionin e kaluar ishte pjesë e Fushë Kosovës, klub që deri vonë garoi për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës.
Megjithatë, me përfundimin e sezonit, palët nuk kanë gjetur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, prandaj Bytyqi do të bëhet me klub të ri.
Tashmë, lojtari është në negociata me disa klube ndërsa vendimin përfundimtar pritet ta marrë brenda disa javëve.
Kujtojmë, Bytyqi në karrierë ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave si Feronikeli e KF Drenasi.


