Reali fiton ‘El Clasico’-n, mposht Barçën dhe forcon kreun e La Ligës

Reali fiton ‘El Clasico’-n, mposht Barçën dhe forcon kreun e La Ligës

Real Madridi ka triumfuar në “El Clasico”-n e parë të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Sfida e xhiros së dhjetë në La Liga solli spektakël, emocione dhe tre gola të bukur nga dy skuadrat më të mëdha të Spanjës.

Madrilenët kaluan në epërsi në minutën e 22-të me golin e Kylian Mbappes, i cili vetëm pak minuta më herët kishte realizuar një tjetër gol, por që u anulua nga VAR-i.

Barcelona reagoi në minutën e 38-të përmes Lopez, që barazoi rezultatin në 1-1, por Real Madrid e riktheu shpejt avantazhin falë Jude Bellingham, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Xabi Alonsos kishte mundësi ta thellonte rezultatin, por penalltia e Mbappe-s u ndal nga portieri i Barcelonës. Pavarësisht tentimeve të katalanasve për barazim, “Los Blancos” mbajtën epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në krye të La Ligës me 27 pikë, pesë më shumë se Barcelona, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Share This