Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyes publikë

Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyes publikë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të enjten ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për gjithsej 84,230 shërbyes publikë në organizatat buxhetore.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, kjo përbën fazën e dytë të rritjes vjetore prej 110 euro, e cila është ndarë në dy pjesë:

“E ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025, +55 euro nga korriku 2025”, thuhet në postim.

Ministria thekson se kjo masë është pjesë e angazhimeve të saj për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës për shërbyesit publikë, duke synuar një administratë më të motivuar dhe më efikase.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve”, thuhet më tej në njoftim.

Ky vendim pritet të ketë ndikim pozitiv në buxhetin familjar të punonjësve në sektorin publik, si dhe në fuqizimin e konsumit të brendshëm.

Share This