Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht është ekstraduar nga Norvegjia në Kosovë nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe INTERPOL-in.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, më 29.04.2026 ka realizuar ekstradimin e shtetasit kosovar F.B. nga Norvegjia në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, pasi i ishte shmangur organeve të drejtësisë.

Ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre norvegjeze, raporton rtk.

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Pejës për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Share This