Edhe sot mot i vranët e me riga shiu

Edhe sot mot i vranët e me riga shiu

Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat mimale do të lëvizin nga 1 deri 4°C, derisa ato maksimale nga 8 deri në 11°C. Era do të jetë nga drejtimi i verilindjes 1-7m/s. Nga pikëpamja agrometeorologjike, këto kushte konsiderohen të favorshmepër bimët dhe tokën, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat e mbjella.

Lagështia e shtuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagur, duke lehtësuar proceset e rritjes së bimëve dhe aktivitetet e punimeve bujqësore. Gjithashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të mira për zhvillimin normal të kulturave pranverore.

Bujqit këshillohen të përfitojnë nga këto ditë për të vazhduar me punimet e tokës, mbjelljet e reja, dhe kujdesin për bimët (kryesisht perimet), duke shfrytëzuar kushte optimale agrometeorologjike pa rrezik nga dëmtimet e temperaturave të ulëta.

Share This